Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë. Në vitin 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan “Deklaratën e Pavarësisë”, duke njoftuar shkëputjen nga Britania. Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, […] The post Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë appeared first on Newsbomb Albania.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë. Në vitin 1776, delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan “Deklaratën e Pavarësisë”, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.
Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë. SHBA festojnë sot 247 vjetorin e Pavarësisë.
Më 2 korrik 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë. Dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, të hartuar nga Thomas Jefferson.
Rebelimi i Shteteve të Bashkuara kundër britanikëve kishte filluar një vit më parë, më 1775 dhe vazhdoi derisa Shtetet e Bashkuara dhe Britania nënshkruan Traktatin e Parisit në vitin 1783, i cili zyrtarisht njohu pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
The post Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë appeared first on Newsbomb Albania.