Sveçla për kidnapimin e policëve: Ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Lune
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka folur në lidhje me rastin e kidnapimin të policëve të Kosovës. Ai ka thënë se ky akt është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e siç u shpreh ai, kriminelit Lune. “Është e qartë se ky […]
![Sveçla për kidnapimin e policëve: Ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Lune](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/04/xhelal.png)
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka folur në lidhje me rastin e kidnapimin të policëve të Kosovës.
Ai ka thënë se ky akt është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e siç u shpreh ai, kriminelit Lune.
“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llume, Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele e cila me vite e dekada është duke vepruar njëjtë”, është shprehur ai.
Sveçla, tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për të gjitha sulmet që po i bën ndaj Kosovës.
Sipas tij, bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë të cilat kanë hyrë në Kosovë.
“Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria janë vlera të demokracisë. Javën e kaluar Republika e Kosovës është përballur me tentativa për deeskalim të situatës në vend, të cilat vijnë nga Serbia. Ajo që kemi parë janë grupet e maskuara të dirigjuara nga Beogradi, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët. Këta janë hapa të turpshëm të Beogradit pas veprimeve tona. Ndonëse në dy vitet e fundit jemi ballafaquar me sulme te grupeve kriminale në veri të vendit, dy javët e fundit ato janë intensifikuar. Kidnapimi i djeshëm është planifikuar nga njësiti special i ushtrisë serbe ‘Kobra’”, tha Sveçla.
Ai u shpreh po ashtu se edhe protestat në veri nuk janë të qytetarëve serbë, porse të grupeve kriminale si “Mbrojtja civile”, “Ujqit e natës” dhe të tjera.