“Tani jam e lirë”/ Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë

Në një intervistë me Jimmy Fallon në emisionin “The Tonight Show”, Shakira foli për lirinë e re të gjetur pas ndarjes me Gerard Pique. “Herë pas here punoja në muzikë të re, por ishte e vështirë. Nuk kisha kohë për shkak të martesës dhe burrit tim. Tani jam pa burrë, por, po, ai më mbante... The post “Tani jam e lirë”/ Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë appeared first on AfterParty.

“Tani jam e lirë”/ Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë

Në një intervistë me Jimmy Fallon në emisionin “The Tonight Show”, Shakira foli për lirinë e re të gjetur pas ndarjes me Gerard Pique.

“Herë pas here punoja në muzikë të re, por ishte e vështirë. Nuk kisha kohë për shkak të martesës dhe burrit tim. Tani jam pa burrë, por, po, ai më mbante të zënë”, tha Shakira.

“Tani jam e lirë. Tani vërtet mund të punoj”, shtoi ajo. Në mars të këtij viti ajo publikoi albumin “Gratë nuk qajnë më”, i pari që nga viti 2017. Në prill ajo njoftoi edhe turneun botëror.

Në një intervistë të fundit për Rolling Stone, ajo foli për ndarjen me Gerard Pique. Ajo deklaroi se pas divorcit përjetoi dhimbje fizike dhe emocionale.

“Vuajtja që ndjeva ishte ndoshta më e madhja që kam përjetuar në tërë jetën time. Ndihesha sikur dikush më kishte ngulur një thikë në gjoks”, tregoi këngëtarja 47-vjeçare.

The post “Tani jam e lirë”/ Shakira flet për muzikën: Ishte e vështirë sa isha me burrë appeared first on AfterParty.