Tesla tërheq 1.6 milionë automjete nga tregu i Kinës

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” ka tërhequr më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për të rregulluar softwerin për të siguruar që shoferi të marrë një paralajmërim nëse bagazhi nuk është i kyçur, tha rregullatori i tregut të Kinës. Në njoftim thuhet gjithashtu se automjetet me bravë të dëmtuar të bagazhit do të [...]Read More...

Tesla tërheq 1.6 milionë automjete nga tregu i Kinës

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” ka tërhequr më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për të rregulluar softwerin për të siguruar që shoferi të marrë një paralajmërim nëse bagazhi nuk është i kyçur, tha rregullatori i tregut të Kinës.

Në njoftim thuhet gjithashtu se automjetet me bravë të dëmtuar të bagazhit do të riparohen pa pagesë.

Tërheqja prek disa automjete të importuara Model S dhe Model X, si dhe automjete Model S dhe Model Y që janë prodhuar në Kinë midis 15 tetorit dhe 17 korrikut të vitit 2024.

Kina është një treg i madh dhe një bazë prodhimi për Tesla-n, ndërsa gjithashtu një burim i konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike. Kompania raportoi një rënie të mprehtë në të ardhurat neto të tremujorit të dytë muajin e kaluar, pasi shitjet ranë pavarësisht uljeve të çmimeve dhe financimit me interes të ulët.