Thalhammer: EUKOJUST arriti suksese në Kosovë, ndihmoi hartimin e ligjeve me standarde të BE-së

Në konferencën përmbyllëse të programit EUKOJUST, përfaqësuesja e IRZ-së, Teressa Thalhammer, ka paraqitur të arritur dhe sukseset që ka treguar ky projekt, i Bashkimit Evropian. Ajo tha se projekti është nënshkruar në qershor 2020 në kohën e Covid-19, kur takimi me njerëz ishte diçka e rrezikshme, po pavarësisht kësaj e nisën projektin. Thalhammer e prezantoi […]

Thalhammer: EUKOJUST arriti suksese në Kosovë, ndihmoi hartimin e ligjeve me standarde të BE-së

Në konferencën përmbyllëse të programit EUKOJUST, përfaqësuesja e IRZ-së, Teressa Thalhammer, ka paraqitur të arritur dhe sukseset që ka treguar ky projekt, i Bashkimit Evropian.

Ajo tha se projekti është nënshkruar në qershor 2020 në kohën e Covid-19, kur takimi me njerëz ishte diçka e rrezikshme, po pavarësisht kësaj e nisën projektin.

Thalhammer e prezantoi si storie suksesi të EUKOJUST, hartimin e ligjeve, mbështetja për dhunën në bazë gjinore, në familje e tjera.

“Riorganizimi i MD-së, të përgatitet për politikbërje të duhur në rrjedhën e një procesi gjithëpërfshirës një rekomandim më efikas u përgatit, ky rekomandim ishte baza për MD-në, zbatimi i mëtejme është në duar te ministrisë por bazohet në punën që ka bërë në projekt, ka manualin”.

“Rregullorja e punës së qeverisë, që do luajnë një rol të rëndësishëm të Kosovës, projekti promovojnë përparimin në sistematizim, hartimi i ligjeve gjithmonë do jetë në përputhje me standardet e BE-së. Mbi bazën manuale të përgatitur nga projekti do prezantohet dhe ndihmohet në masë të madhe”, tha Thalhammer.

Sipas tij, aktivitet e projektit në dhunën në familje dhe qasjes në drejtësi, MD-ja ka disa prioritete.

“Legjislacioni, mbështet hartimin e ligjit për mbrojtje nga dhuna me bazë gjinore në familje dhe ndaj grave, ka pasur dhe ka ende nevojë për trajnim dhe sensibilizim. EUKOJUST, ka trajnuar mbi dhunën gjinore e tjera. Këto përpjeke siç duket po tregojnë rezultat sepse prokuroria dhe gjykatat po i trajtojnë këto raste me efikasitet. Ky është një proces që duhet ndjekur nga akademia e drejtësisë, procesi i reformës po ec në shpejtësi të plotë. Mirënjohje IRZ-së dhe të gjithë qytetarët që kontribuuan në projektin EUKOJUST”, theksoi ajo.