Vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me armë në kokë (EMRI)

27-vjeçari shqiptari, Kastriot Ismailaj ka vdekur në Itali këtë të hënë, pasi u plagos tre ditë më parë me armë zjarri në kokë. Autoritetet italiane bëjnë me dije se Ismalaj u qëllua me pistoletë në kokë gjatë të shtënave më datë 30 qershor në via Catania të Italisë, ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarja […] The post Vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me armë në kokë (EMRI) appeared first on Newsbomb Albania.

Vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me armë në kokë (EMRI)

27-vjeçari shqiptari, Kastriot Ismailaj ka vdekur në Itali këtë të hënë, pasi u plagos tre ditë më parë me armë zjarri në kokë.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se Ismalaj u qëllua me pistoletë në kokë gjatë të shtënave më datë 30 qershor në via Catania të Italisë, ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi në Santo Canton ku një 42-vjeçar italian dhe një 27-vjeçar shqiptar u plagosën rëndë në një banesë dhe më pas u dërguan në spital.

Mediet kanë raportuar ditën e sotme se Kastriot Ismailaj ka ndërruar jetë në orën 9:45 të mëngjesit pasi përpjekjet e dëshpëruara të mjekëve dështuar për të shpëtuar shqiptarin. Ata thanë se plumbi ishte thellë në kafkën e Ismailajt dhe ishte e pamundur për nje ndërhyrje kirurgjikale.

Hetimet nga karabinierët vazhdojnë për të identifikuar autorin e ngjarjes, ndërkohë mjekësia ligjore po ekzaminon armën e krimit të gjetur në vendin e ngjarjes.

The post Vdes 27-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua me armë në kokë (EMRI) appeared first on Newsbomb Albania.