Volodymyr Zelensky është “lodhur” nga kryeministri ukrainas

Volodymyr Zelensky është “lodhur” nga kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal. Presidenti ukrainas raportohet se do ta shkarkojë 48-vjeçarin, raporton skynews. Një burim i afërt me presidentin ukrainas i tha “Ukrainska Pravda” se janë ftohur raportet mes dy zyrtarëve të shtetit dhe kjo mund të vërehet gjatë takimeve të tyre. “Ai nuk e dëgjon më atë”, thanë ata, [...]Read More...

Volodymyr Zelensky është “lodhur” nga kryeministri ukrainas

Volodymyr Zelensky është “lodhur” nga kryeministri ukrainas, Denis Shmyhal. Presidenti ukrainas raportohet se do ta shkarkojë 48-vjeçarin, raporton skynews.

Një burim i afërt me presidentin ukrainas i tha “Ukrainska Pravda” se janë ftohur raportet mes dy zyrtarëve të shtetit dhe kjo mund të vërehet gjatë takimeve të tyre. “Ai nuk e dëgjon më atë”, thanë ata, duke shtuar se ai po kërkonte dikë për “zgjidhje dhe propozime kreative”.

Një tjetër burim i lartë i raportuar tha se kishte pasur dy ngjarje që dhanë shkak “për shkarkimin e Shmyhalit në dy muajt e fundit”.

Ndryshe, Shmyhal mund të zëvendësohet nga ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.