Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen tre burra pasi gjuajtën me armë zjarri

Janë arrestuar tre burra në Podujevë pasi pas një mosmarrëveshje mes veti kanë gjuajtur me armë zjarri. Në vendngjarje janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Rr. 19 Qershor, Podujevë 18.06.2024-01:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te […]

Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohen tre burra pasi gjuajtën me armë zjarri

Janë arrestuar tre burra në Podujevë pasi pas një mosmarrëveshje mes veti kanë gjuajtur me armë zjarri.

Në vendngjarje janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. 19 Qershor, Podujevë 18.06.2024-01:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.