Zelensky pyet Trumpin: Si do t’i japësh fund luftës së Rusisë për 24 orë?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkon që Donald Trump të sqarojë se ”si synon t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë në vetëm 24 orë”. “Nëse Trump e di se si t’i japë fund kësaj lufte, ai duhet të na tregojë sot”, tha Zelensky të mërkurën, në një intervistë gati një orëshe në televizionin ”Bloomberg”. […] The post Zelensky pyet Trumpin: Si do t’i japësh fund luftës së Rusisë për 24 orë? appeared first on Albinfo.

Zelensky pyet Trumpin: Si do t’i japësh fund luftës së Rusisë për 24 orë?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkon që Donald Trump të sqarojë se ”si synon t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë në vetëm 24 orë”.

“Nëse Trump e di se si t’i japë fund kësaj lufte, ai duhet të na tregojë sot”, tha Zelensky të mërkurën, në një intervistë gati një orëshe në televizionin ”Bloomberg”.

“Nëse ka rreziqe për pavarësinë e Ukrainës, nëse humbim shtetin, ne duam të jemi gati, duam ta dimë”, theksoi Zelensky.

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ka thënë vazhdimisht se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve”, pa zbuluar asnjëherë asnjë detaj.

Në intervistën me ”Bloomberg”, Zelensky deklaroi gatishmërinë e tij për të takuar Trump dhe ekipin e tij dhe për të dëgjuar propozimet e tyre.

“Duam të kuptojmë nëse në nëntor do të kemi mbështetjen e fuqishme të SHBA-së apo do të jemi vetëm”, theksoi ai.

 

The post Zelensky pyet Trumpin: Si do t’i japësh fund luftës së Rusisë për 24 orë? appeared first on Albinfo.