“Zemlak”, “Mos ofendo, marre”, përplasen në Komision deputetja e AAK-së me atë të VV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, derisa po raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Derisa, deputeti Batusha, i bëri thirrje opozitës që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, replikoi ashpër, duke i thënë që të “mos […]
![“Zemlak”, “Mos ofendo, marre”, përplasen në Komision deputetja e AAK-së me atë të VV-së](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655279-zemlak-mos-ofendo-marre-perplasen-ne-komision-deputetja-e-aak-se-me-ate-te-vv-se.jpg)
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj dhe deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, derisa po raportonte zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Derisa, deputeti Batusha, i bëri thirrje opozitës që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, replikoi ashpër, duke i thënë që të “mos mbaj ligjërata”.
“Nuk jeni ju në pozitë me na mbajt ligjërata për votim të marrëveshjeve, ju se keni votu marrëveshjen e stabilizim-asoccimit”, tha Kadrijaj.
Batusha, iu kundërpërgjigj, duke i thënë se deputetë të AAK-së, kanë pirë, siç pretendojë ai “raki me terroristin Milan Radojçiq”.
Derisa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadrijajt.
“Zemlak, mos shpif, mos rrej”, tha Kadrijaj.
“Mos ofendo, marre”, ia ktheu Batusha.