Zvogëlohet në mënyrë drastike numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet partiake të LSDM-së

LSDM zgjedh kryetarin e ri të dielën dhe lista e votuesve të regjistruar është mbyllur në gjithsej 22.735 anëtarë, përcjell FLAKA. Është drastikisht më pak në krahasim me zgjedhjet e The post Zvogëlohet në mënyrë drastike numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet partiake të LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Zvogëlohet në mënyrë drastike numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet partiake të LSDM-së

LSDM zgjedh kryetarin e ri të dielën dhe lista e votuesve të regjistruar është mbyllur në gjithsej 22.735 anëtarë, përcjell FLAKA.

Është drastikisht më pak në krahasim me zgjedhjet e mëparshme për kryetar partie me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, duke pasur parasysh se kur Zoran Zaev u zgjodh kandidat i vetëm në vitin 2021, ishin regjistruar 68.999 anëtarë.

Gjithsej 22.735 anëtarë aktivë të LSDM-së janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e brendshme partiake për lider të ri të partisë. Këtë e theksoi sot kryetarja e KQZ-së për zgjedhjen e kryetares së LSDM-së dhe ish-zëvendësministres, Viktorija Avramovska-Madiq.

“Nuk duhet t’i kthehemi zgjedhjes së kryetarit sipas statutit të vjetër, sepse anëtarët tashmë kanë vendosur të bëjnë zgjedhje një herë. Numri i të regjistruarve aktivisht apo i atyre që kanë shfaqur interes për të votuar është aktualisht më i ulët, sepse, nuk duhet të gënjejmë, një pjesë e anëtarësimit tonë ka shkuar në një parti të sapoformuar dhe kemi anëtarë të zhgënjyer. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata nuk do të kthehen. Do të vijë koha kur ata do të kuptojnë se do të vazhdojë të ushqehet politika reale dhe demokracia dhe do të mund të mbeten pjesë e LSDM-së”, tha Avramovska Madiq për “SLloboden Peçat”. FLAKA

The post Zvogëlohet në mënyrë drastike numri i votuesve të regjistruar për zgjedhjet partiake të LSDM-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .