AAK-ja premton 50% rritje të pagës për të gjithë mësimdhënësit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie. Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja […]

AAK-ja premton 50% rritje të pagës për të gjithë mësimdhënësit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në leminë e arsimit, ku diskutuan për disa nga prioritetet që pritet të përfshihen në programin zgjedhor të kësaj partie.

Pas këtij takimi, AAK-ja doli me 14 zotime në fushën e arsimit, ku tha se në programin zgjedhor të tyre do të përfshihet rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind.

Po ashtu, AAK-ja premtoi se do të ketë rritje të buxhetit për arsim në 6 për qindtë GDP-së, e po ashtu edhe përmirësim të infrastrukturës fizike, duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore.

Më poshtë gjeni të gjitha prioritetet e AAK-së në leminë e arsimit që pritet të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2028:

Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori; Rritja e buxhetit për Arsim në 6% të GDP-së; Rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%; Përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore; Trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës; Profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre; Tekste falas për arsimin parauniversitar; Arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta; Rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë; Negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit; Trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit; Certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake; Rritje të sigurisë në shkolla; Mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut.