Ambasadori Hovenier do të ngjitet në skenë me Filharmoninë e Kosovës

Filharmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të sezonit 2023/2024, të quajtur “Koncert për Paqe”. Koncerti do të mbahet më 6 korrik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. […]

Ambasadori Hovenier do të ngjitet në skenë me Filharmoninë e Kosovës

Filharmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të sezonit 2023/2024, të quajtur “Koncert për Paqe”.

Koncerti do të mbahet më 6 korrik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje e veçanta e kësaj mbrëmje muzikore do të jetë edhe prezenca e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, bashkë me Korin e Filharmonisë së Kosovës.

“Jemi të nderuar që në mesin tonë, bashkë me 200 muzikantë, në skenë do të ngjitet edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Shkëlqesia e tij Jeffrey M. Hovenier”, ka njoftuar Filharmonia e Kosovës.

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Baki Jashari, ndërsa në rolin e solistëve do të prezantohen Adelina Paloja (soprano), Liridon Sadriu (tenor) dhe Safet Berisha (bariton).

Sponsor medial do të jetë Radiotelevizioni i Kosovës.