Borell flet për takimin me Kurtin: “Po provojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm”
“Po provojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm”, Borell flet për takimin me Kurtin. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka njoftuar për fillimin e takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel dhe për synimet nga ky takim. Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të […]
![Borell flet për takimin me Kurtin: “Po provojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm”](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/albin-botelli.jpg)
“Po provojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm”, Borell flet për takimin me Kurtin.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell ka njoftuar për fillimin e takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel dhe për synimet nga ky takim.
Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe për rrugën përpara. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Më herët, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferenë për media nuk u përgjigj nëse do të ketë takime edhe trilaterale mes kryeministrit Kurtit, presidentit serb Vuçiq dhe ndërmjetësve.