Clinton pritet të vjen për herë të parë në Tiranë, u shpalos data
Ish-presidenti i SHBA ,Bill Clinton, më 4 korrik do të vijë për herë të parë në Tiranë. Mësohet se ai do të vijë në Shqipëri pas një ftese të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama. Ardhja e tij në vendin tonë përkon me festën e SHBA-së që është më 4 korrik. Burime për Euronews […]
![Clinton pritet të vjen për herë të parë në Tiranë, u shpalos data](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/06/Ish-presidenti-amerikan-Bill-Clinton.-Foto-nga-President-Bill-Clinton-Facebook.jpg?fit=1024%2C683&ssl=1)
Ish-presidenti i SHBA ,Bill Clinton, më 4 korrik do të vijë për herë të parë në Tiranë. Mësohet se ai do të vijë në Shqipëri pas një ftese të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama.
Ardhja e tij në vendin tonë përkon me festën e SHBA-së që është më 4 korrik. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ai do të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Ky i fundit pak ditë më parë, në një konferencë për shtyp paralajmëroi se kishte një dhuratë të madhe me datë 4 korrik, por nuk bëri me dije se për çfarë e kishte fjalën.