Debati në Kuvendin e RMV-së, opozita vlerëson se programi i Qeverisë së re, nuk i përfshin premtimet e dhëna

Nuk mund të parashihet nëse qeveria e re e udhëhequr nga VMRO – DPMNE do ta realizojë gjithë atë që e ka premtuar, vlerësoi opozita pas ekspozesë së sotme të mandatarit Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk. Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se, shumë prej premtimeve që janë dhënë para qytetarëve, nuk janë në programin e […]

Debati në Kuvendin e RMV-së, opozita vlerëson se programi i Qeverisë së re, nuk i përfshin premtimet e dhëna

Nuk mund të parashihet nëse qeveria e re e udhëhequr nga VMRO – DPMNE do ta realizojë gjithë atë që e ka premtuar, vlerësoi opozita pas ekspozesë së sotme të mandatarit Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se, shumë prej premtimeve që janë dhënë para qytetarëve, nuk janë në programin e punës së Qeverisë.

“Prioriteti kryesor për të cilin thoni se të gjithë ne duhet të jemi pjesë e procesit dhe se nuk duhet asnjëri prej nesh, apo si individ, të ketë të drejtë ekskluzive në raportin e prioriteteve tona strategjike, por duhet bashkërisht të punojmë, dhe ai është anëtarësimi ynë në BE, është koncept tërësisht i ndryshëm nga ai që e keni përfaqësuar edhe në kohën e opozitës në tetë vitet e fundit dhe në kohën e fushatës zgjedhore, ndërsa ajo ka të bëjë me respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë, Kornizës Negociuese për anëtarësim në BE”, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

Ai i shtoi se, ka në program ka pritur hapa shumë më konkret në lidhje me gjithë këto çështje.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Gjorgjija Sajkovski në paraqitjen e tij tha se, qeveria paraprake ka lënë pasoja katastrofale në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë edhe shteti është në borxhe.

“Sot Maqedoni i jeton kohërat më të vështira nga ekzistenca e saj dhe për këtë, ministrat e ardhshëm do të duhet të punojnë në kohë afatgjate dhe me përkushtim, sepse ajo që është lënë është zero dhe kaos. Do të duhet shumë punë nga çdonjëri prej nesh”, tha Sajkovski.

Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë sipas rregullore, zgjatë më së shumti dy ditë.  Votimi zhvillohet pas përfundimit të diskutimi, më së voni të dielen në orën 24:00, ndërsa qeveria zgjidhet nëse për të voton shumica nga numri i përgjtihshëm i deputetëve.

Kryetari i Kuvendit më pas njofton presidentin e shtetit për zgjedhjen e Qeverisë.

Shumica paralamentare që pritet ta mbështesë Qeverinë e re ka 78 deputetë, prej të cilëve 58 koalicioni i VMRO – DPMNE-së, 14 VLEN dhe 6 deputetët Lëvizja ZNAM.

Kujtojmë se, mandatari Hristijan Mickoski dorëzoi propozimi për formimin e Qeverisë së re më 18 qershor. Nga lista e propozuar e ministrave, 15 ministri do t’i udhëheqë koalicioni i VMRO – DPMNE-së, pesë koalicioni VLEN dhe dy Lëvizja ZNAM.

 

LEXO: Qeveria e Mickoskit: Vetëm tre ministre gra, një zëvendëskryeministër i afërt me Moskën LEXO: Mickoski paralajmëroi heqjen e balancuesit, si një rekomandim nga BE-ja LEXO: Ky është patriotizëm sot, Mickoski e tregoi prioritetin kryesor për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut