Djali e kanos dhe tenton ta sulmojë babën, arrestohet nga policia

Është arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin për kanosje ndaj babait të tij. Sipas policisë i njëjti ka tentuar edhe ta sulmojë atë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë 01.07.2024, 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, […]

Djali e kanos dhe tenton ta sulmojë babën, arrestohet nga policia

Është arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin për kanosje ndaj babait të tij.

Sipas policisë i njëjti ka tentuar edhe ta sulmojë atë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 01.07.2024, 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.