SHBA-ja sot feston Ditën e Pavarësisë
4 Korriku, SHBA feston 248-vjetorin e Pavarësisë The post SHBA-ja sot feston Ditën e Pavarësisë appeared first on Albinfo.
![SHBA-ja sot feston Ditën e Pavarësisë](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/07/1123123-280x280.png)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument, ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.
The post SHBA-ja sot feston Ditën e Pavarësisë appeared first on Albinfo.