Edi Rama nis turin ballkanik, sot viziton Shkupin

Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin ballkanik, ku do të zhvillojë takime në Shkup, Prishtinë, Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë. Ndalesën e parë kreu i qeverisë do ta ketë në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në orën 11:00 të ditës së sotme, transmeton Portalb.mk. Në orën 12:00, kryeministrat […]

Edi Rama nis turin ballkanik, sot viziton Shkupin

Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin ballkanik, ku do të zhvillojë takime në Shkup, Prishtinë, Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë. Ndalesën e parë kreu i qeverisë do ta ketë në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në orën 11:00 të ditës së sotme, transmeton Portalb.mk.

Në orën 12:00, kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, Rama do të udhëtojë drejt Prishtinës. Në orën 16:00, do të takohet me presidenten Vjosa Osmani ndërsa në orën 17:15, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me Ramën duke thënë se së pari duhej të mbahej mbledhja e përbashkët e qeverivë në Gjakovë, sipas të cilit ishte anuluar në mënyrë të paparsyeshme. Nga ana tjetër kryeministri Rama në agjendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Të nesërmen, me 7 Korrik, Rama do të udhëtojë në Bosnje Hercegovinë ku do të pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo dhe më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. Më vonë, në orën 13:45, Rama do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në orën 16:00 do të takohet edhe me presidentin Jakov Milatoviq. Më pas do të niset për në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 dhe më pas do të mbajnë konferencën e përbashkët.