Është arrestuar për korrupsion ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, arrest shtëpie për vajzën në video
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar pasditen e kësaj të shtune. Sipas Top Channel, policia e ka prangosur Gjicin ndërsa ndodhej në një lokal poshtë banesës së tij, duke zbatuar kështu një urdhër të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Urdhri për ndalim u dha me kërkesë […]
![Është arrestuar për korrupsion ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, arrest shtëpie për vajzën në video](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Policia-e-Shqiperise.-Foto-nga-Policia-e-Shtetit-Facebook-1.jpg?fit=1024%2C642&ssl=1)
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar pasditen e kësaj të shtune. Sipas Top Channel, policia e ka prangosur Gjicin ndërsa ndodhej në një lokal poshtë banesës së tij, duke zbatuar kështu një urdhër të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Urdhri për ndalim u dha me kërkesë të SPAK pasi ai ishte vënë nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime të ish kryebashkiakut në ambientet e zyrës në bashki.
SPAK ka marrë videon e plotë, ndërsa Gjici dyshohet se po kryente korrupsion me një tender dhe pas verifikimeve edhe në bashkinë e Kukësit, është paraqitur kërkesa për ndalimin e ish kryebashkiakut.
GJKKO vendosi arrest shtëpie për vajzën e përfshirë në video.
Pas publikimit të videos, Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra duke thënë se ishte pre e një kurthi dhe se ishte treguar mendjelehtë ndërsa kishte patur një lidhje intime me vajzën që u shfaq në video.
Pas dorëheqjes qeveria vendosi shkarkimin e Gjicit nga detyra e kryebashkiakut.
Safet Gjici sapo kishte fituar zgjedhjet lokale më 14 maj dhe priste që të rimerrte zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë. Pas shkarkimit nga detyra vendin e tij e ka zënë nënkryetari Granit Gjana.