Rusia sulmon me raketa Dnipron, 4 të vdekur dhe 27 të plagosur

Një sulm rus me raketa dhe dron në qytetin ukrainas Dnipro ka vrarë të paktën katër persona dhe ka plagosur 27 të tjerë. Sipas informacioneve, një vajzë 14-vjeçare ishte në mesin e të plagosurve, ndërsa sulmi kishte shkaktuar disa zjarre në qytet. Ndërkohë 11 persona janë shtruar në spital, dy prej të cilëve në gjendje [...]Read More...

Rusia sulmon me raketa Dnipron, 4 të vdekur dhe 27 të plagosur

Një sulm rus me raketa dhe dron në qytetin ukrainas Dnipro ka vrarë të paktën katër persona dhe ka plagosur 27 të tjerë. Sipas informacioneve, një vajzë 14-vjeçare ishte në mesin e të plagosurve, ndërsa sulmi kishte shkaktuar disa zjarre në qytet.

Ndërkohë 11 persona janë shtruar në spital, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.  Kryetari i bashkisë së Dnipro, Borys Filatov, shpalli një ditë zie për të enjten.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore në qytetet e Ukrainës në muajt e fundit ndërsa forcat e saj janë përpjekur të avancojnë. Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët edhe pse ka vrarë mijëra prej tyre që nga fillimi i luftës.

/abcnews.al