Përplaset autobusi me turistë në Turqi, humb jetën shoferi, 20 të plagosur

Një autobus me turistë rusë dhe bjellorusë është përfshirë në një aksident pranë resortit Manavgat në Antalia, Turqi. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi, ndërsa janë plagosur 20 prej tyre. Turistët sapo kishin përfunduar pushimet në resortin Alanya dhe ishin nisur për në aeroport kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit. [...]Read More...

Përplaset autobusi me turistë në Turqi, humb jetën shoferi, 20 të plagosur

Një autobus me turistë rusë dhe bjellorusë është përfshirë në një aksident pranë resortit Manavgat në Antalia, Turqi. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi, ndërsa janë plagosur 20 prej tyre.

Turistët sapo kishin përfunduar pushimet në resortin Alanya dhe ishin nisur për në aeroport kur ndodhi aksidenti në orët e para të mëngjesit. Autobusi u përplas me një shtyllë betoni, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al