Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare. Duke e quajtur “gjigant të letërsisë”, Rohde tha se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë. “Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën […]
![Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658525-rohde-shkruan-ne-librin-e-ngushellimeve-per-kadarene-gjigant-i-letersise-e-solli-letersine-shqipe-ne-bote.png)
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.
Duke e quajtur “gjigant të letërsisë”, Rohde tha se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë.
“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde.
Ndërkohë, tre krerët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri për homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.