Gjirokastra prej 8 ditësh mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar, Margariti poston pamjet

Pas 8 vitesh, Gjirokastra ishte mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar. Prej datës 24 qershor deri ditën e djeshme 1 korrik, në Kalanë e Gjirokastrës u ngjitën me qindra artistë nga 12 qarqet e vendit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa copëza të shkrepura nga këto netë magjike. […] The post Gjirokastra prej 8 ditësh mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar, Margariti poston pamjet appeared first on Newsbomb Albania.

Gjirokastra prej 8 ditësh mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar, Margariti poston pamjet

Pas 8 vitesh, Gjirokastra ishte mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar. Prej datës 24 qershor deri ditën e djeshme 1 korrik, në Kalanë e Gjirokastrës u ngjitën me qindra artistë nga 12 qarqet e vendit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa copëza të shkrepura nga këto netë magjike.

Ajo shkruan se çdo natë e Festivalit Folklorik Kombëtar ishte një festë, ku artistët shpalosën programet e tyre të larmishme me këngë, valle, rite, kostume.

Në përmbyllje të këtij rrugëtimi kishte edhe një suprizë ku prania e Nuova Orchestra Italiana e Renzo Arbores, por mbi të gjitha e dy Ansambleve Popullore, ai i Shqipërisë dhe “Shota” i Kosovës krijuan një atmosferë të paharrueshme!

“Çdo natë e Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2023 ishte një festë, ku 12 qarqe e të ftuar shpalosën programe të larmishme me këngë, valle, rite, kostume, por ajo përmbyllëse ishte një surprizë.

Prania e Nuova Orchestra Italiana e Renzo Arbores, por mbi të gjitha e dy Ansambleve Popullore, ai i Shqipërisë dhe “Shota” i Kosovës krijuan një atmosferë të paharrueshme!” shkruan ministrja.

The post Gjirokastra prej 8 ditësh mikpritësja e Festivalit Folklorik Kombëtar, Margariti poston pamjet appeared first on Newsbomb Albania.