Klinaku i OVL-UÇK-së pas vendimit të Kushtetueses: Do të dalim në protesta

Gjykata Kushtetuese, ka marr vendim lidhur me kërkesën e deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së, për pagën minimale e ku përfshihen edhe veteranët e UÇK-së. “Gjykata, ka vendosur (i) njëzëri, që të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) njëzëri, që të konstatojë që neni 2 (Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 04/L-261 për Veteranët e […]

Klinaku i OVL-UÇK-së pas vendimit të Kushtetueses: Do të dalim në protesta

Gjykata Kushtetuese, ka marr vendim lidhur me kërkesën e deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së, për pagën minimale e ku përfshihen edhe veteranët e UÇK-së.

“Gjykata, ka vendosur (i) njëzëri, që të deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe (ii) njëzëri, që të konstatojë që neni 2 (Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit Nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-141) i Ligjit të kontestuar, nuk është në kundërshtim me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut’’, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushteutese.

Pas këtij vendimi, ka folur për FrontOnline, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Ai ka paralajmëruar se do të i mbledhë veteranët e UÇK-së për të dalur në protesta, duke thënë se do të njoftojnë me kohë kur do ndodhë ajo.

‘’Qëndrimet tona kanë qenë se nëse Gjykata Kushtetuese e kthen në favor të Qeverisë vendimin, ne do të dalim në protesta, dhe kështu që meqë e ka kthye, ne do i mbledhim organet drejtuese dhe si e shqyrtojmë dhe si do e njoftojmë opinionin me kohë, veç duhet bërë me dije se kjo Qeveri ka punuar kundër veteranëve’’ thotë Klinaku.

Ai shton se Qeveria aktuale, është kundër veteranëve të UÇK-së dhe për këtë arsye e kanë lidhur çështjen e tyre me ligjin për pagën minimale.

‘’Çdo Qeveri ka mundur me rritë pensionin dhe me ligj e ka pasur që jo me rënë nën pagën minimale dhe kur është bërë ky ligj, dhe e kemi pasur parasysh që është një Qeveri në pushtet kundër veteranëve, prandaj e kemi lidhur me ligj këtë çështje. Kanë mbetur si raste sociale, derisa Qeveria ka punuar kundër veteranëve’’ shprehet ai.

Klinaku, thotë se Gjykata Kushtetuese nuk është dashur të i jep të drejtë Qeverisë.

‘’Gjykata Kushtetuese nuk është dashur të drejtë Qeverisë me një ligj, që me i shkatërru disa ligje tjera’’ shton ai.

U.D i kreut të OVL-UÇK-së, bën thirrje që të mos votohet më Albin Kurti për kryeministër.

‘’Me me ndëgju mua kurrë veteranët e UÇK-së nuk duhet me votu këtë Qeveri më, sepse e kam ditë që i gënjen vazhdimisht’’ deklaroj Klinaku për FrontOnline.