Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 9-vjeçare, arrestohet 12-vjeçari në Selanik

Një 12-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një 9-vjeçare në Diavata të Selanikut, Greqi. Denoncimi është bërë nga gjyshi i të miturës. Mediat greke shkruajnë se 12-vjeçari po mbahet dhe pritet të dërgohet në prokurorinë kompetente, pasi akuzohet për veprat e dhunimit dhe akteve seksuale me viktimë të mitur nën 10 vjeç. Prindërit [...]Read More...

Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 9-vjeçare, arrestohet 12-vjeçari në Selanik

Një 12-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një 9-vjeçare në Diavata të Selanikut, Greqi. Denoncimi është bërë nga gjyshi i të miturës.

Mediat greke shkruajnë se 12-vjeçari po mbahet dhe pritet të dërgohet në prokurorinë kompetente, pasi akuzohet për veprat e dhunimit dhe akteve seksuale me viktimë të mitur nën 10 vjeç. Prindërit e tij u arrestuan gjithashtu për neglizhencë për të mbikëqyrur një të mitur.

Në të njëjtën kohë, 9-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Hipokratit për t’u ekzaminuar dhe përpiluar aktin mjeko-ligjor.

/abcnews.al