Sot i jepet lamtumira e fundit Ismail Kadaresë
Sot do të bëhet varrimi i shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën në mëngjes në Tiranë. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30. Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u […]
![Sot i jepet lamtumira e fundit Ismail Kadaresë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658497-sot-i-jepet-lamtumira-e-fundit-ismail-kadarese.png)
Sot do të bëhet varrimi i shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën në mëngjes në Tiranë.
Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30.
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.
Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.
Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar.