Kryeministri Kurti emëron dy zv.ministra të rinj
Kurti emëron dy zv.ministra të rinj. Qeverisë i janë shtuar dy zëvendësministra të rinj, njofton sot Zyra e Kryeministrit Albin Kurti. Kryeministri Kurti ka emëruar ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun. “Kryeministri Kurti i ka uruar për […]
![Kryeministri Kurti emëron dy zv.ministra të rinj](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/albin-3.jpg)
Kurti emëron dy zv.ministra të rinj.
Qeverisë i janë shtuar dy zëvendësministra të rinj, njofton sot Zyra e Kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri Kurti ka emëruar ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërkaq, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, kryeministri emëroi Ali Tafarshikun.
“Kryeministri Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e ri, z. Dobruna dhe z. Tafarshiku”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.