“Mos gjykoni veshjen…”, Arbana Osmani habit me postimin e fundit

Pas dasmës në Toskana, që i la të gjithë në kuriozitetin e tyre për shkak të privatësisë, Arbana dhe Eduarti po shijojnë muajin e mjaltit në një vend të veçantë si Liqeni artificial Montagnoli në resortin Madonna Di Campiglio, në veri të Italisë. Me anë të disa fotove, çifti u shfaq në malet italiane duke […]

“Mos gjykoni veshjen…”, Arbana Osmani habit me postimin e fundit

Pas dasmës në Toskana, që i la të gjithë në kuriozitetin e tyre për shkak të privatësisë, Arbana dhe Eduarti po shijojnë muajin e mjaltit në një vend të veçantë si Liqeni artificial Montagnoli në resortin Madonna Di Campiglio, në veri të Italisë.

Me anë të disa fotove, çifti u shfaq në malet italiane duke treguar kështu një destinacion jo fort të zakonshëm për muaj mjalti. Por, duket se kjo nuk ka qenë e menduar. Përkundrazi! Ka qenë e gjitha pa plan.

Përmes një postimi në Instagram Arbana tregon: “Nuk kishte njeri në plan të vinte në Dolomite. Ishim nisur për Tiranë kur dikush tha rrugës për në Aeroport “Pse s’ia fusim nja tre ditë lart në mal?” Dhe ja ku jemi. Blemë këpucët e duhura. Morëm malet. Në valixhe kam vetëm fustane me lule”, ka shkruar Arbana Osmani.

Kujtojmë që moderatorja ditë me parë është martuar me të dashurin e saj që disa vite, Eduartin.