Në Maqedoninë e Veriut për një vit u shpenzuan afër 3 miliardë denarë për të papunët dhe masat për punësim

Enti Shtetëror për Revizion ka hulumtuar punën e Agjencisë për Punësim në Maqedoninë e Veriut, duke konstatuar se janë paguar 2.8 miliardë denarë kompensime për personat e papunë dhe masat aktive për punësim, transmeton Portalb.mk. “Në vitin 2022, 42.62 përqind e shpenzimeve të përgjithshme të Agjencisë janë për realizmin e të drejtave nga kompensimet monetare […]

Në Maqedoninë e Veriut për një vit u shpenzuan afër 3 miliardë denarë për të papunët dhe masat për punësim

Enti Shtetëror për Revizion ka hulumtuar punën e Agjencisë për Punësim në Maqedoninë e Veriut, duke konstatuar se janë paguar 2.8 miliardë denarë kompensime për personat e papunë dhe masat aktive për punësim, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2022, 42.62 përqind e shpenzimeve të përgjithshme të Agjencisë janë për realizmin e të drejtave nga kompensimet monetare dhe 43 përqind për masat aktive të punësimit”, raportoi Enti Shtetëror i Revizionit.

Raporti i Revizionit është për punën e Agjencisë në vitin 2022. Ata theksuan që shpenzimet për të papunësuarit janë 1.4 miliardë denarë, që nënkupton rënie për 0.1 miliardë denarë në krahasim me vitin 2021. Në vitin 2019, për këtë qëllim ishin shpenzuar 1.6 miliardë denarë.

“Me kryerjen e revizionit për vitin 2022, është shprehur mendim i pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për harmonizimin me rregullativat ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara”, vlerësoi Revizioni.

Revizioni vlerësoi që dokumentacioni është i pakompletuar ose me vonesë, në shfrytëzimin e mundësisë për kompensimin e të papunësuarve.

“Për realizimin e gjithsej 14 programeve dhe masave për punësim të paraparë me Planin Operativ në vitin 2022, janë shpenzuar gjithsej 1.4 miliard denarë”, raportoi Revizioni, duke shënuar rritje në krahasim me vitet e kaluara.