Një person u lëndua dhe 20 vetura u përfshin nga zjarri afër aeroportit të Prishtinës

Një person është lënduar dhe 20 vetura janë përfshirë nga zjarri në një objekt biznesi në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë policia po punon në zbardhjen e […] The post Një person u lëndua dhe 20 vetura u përfshin nga zjarri afër aeroportit të Prishtinës appeared first on Albinfo.

Një person u lëndua dhe 20 vetura u përfshin nga zjarri afër aeroportit të Prishtinës

Një person është lënduar dhe 20 vetura janë përfshirë nga zjarri në një objekt biznesi në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë policia po punon në zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policorë, në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.

 

The post Një person u lëndua dhe 20 vetura u përfshin nga zjarri afër aeroportit të Prishtinës appeared first on Albinfo.