Osmani për Kadarenë: Simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën

Kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, iu dha të mërkurën lamtumira e fundit në Tiranë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë fotografi nga ceremonia lamtumirëse e shkrimtarit më të njohur shqiptar në botë. Osmani ka thënë se Ismail Kadare është simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën dhe lirisë mbi diktaturën. “Veprat e tij […] The post Osmani për Kadarenë: Simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën appeared first on Albinfo.

Osmani për Kadarenë: Simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën

Kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, iu dha të mërkurën lamtumira e fundit në Tiranë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë fotografi nga ceremonia lamtumirëse e shkrimtarit më të njohur shqiptar në botë.

Osmani ka thënë se Ismail Kadare është simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën dhe lirisë mbi diktaturën.

“Veprat e tij letrare do të vazhdojnë të jehojnë në zemrat tona dhe në zemrat e lexuesve në mbarë botën, si simbol i triumfit të dritës mbi errësirën, kulturës mbi injorancën dhe lirisë mbi diktaturën”, ka shkruar ajo në platformën X, transmeton Albinfo.ch.

Osmani ka thënë se trashëgimia e tij do të jetojë për brezat që do të vijnë.

“Historitë e tij i kapërcenin kufijtë, kulturat dhe kohën, duke e bërë atë një nga zërat më të fuqishëm në letërsinë bashkëkohore në mbarë globin”, ka shkruar presidentja Osmani./Albinfo.ch/

The post Osmani për Kadarenë: Simbol i triumfit të kulturës mbi injorancën appeared first on Albinfo.