Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan, diskutime për gazifikimin e vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Azerbajxhanit, ku  do të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev. Kreu i shtetit shqiptar, më 7 korrik do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si […] The post Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan, diskutime për gazifikimin e vendit appeared first on Newsbomb Albania.

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan, diskutime për gazifikimin e vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Azerbajxhanit, ku  do të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Kreu i shtetit shqiptar, më 7 korrik do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite do të diskutohet edhe zbatimi i projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit. Në përfundim të takimit, të dy presiidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

The post Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan, diskutime për gazifikimin e vendit appeared first on Newsbomb Albania.