Profesori Gashi: Misionet diplomatike të jenë më funksionale dhe ambasadorët mos të mbahen të ngarkuar me punë

Profesori universitar Ibrahim Gashi thotë për “Front Online” se Kosova ka numër të konsiderueshëm të misioneve diplomatike por që duhet të fokusohet që këto misione diplomatike të jenë më funksionale, të punojnë me kapacitet të plota dhe mos të mbahen të ngarkuar me punë por të kemi ambasadorë në secilin shtet. “Kosova si shtet ka […]

Profesori Gashi: Misionet diplomatike të jenë më funksionale dhe ambasadorët mos të mbahen të ngarkuar me punë


Profesori universitar Ibrahim Gashi thotë për “Front Online” se Kosova ka numër të konsiderueshëm të misioneve diplomatike por që duhet të fokusohet që këto misione diplomatike të jenë më funksionale, të punojnë me kapacitet të plota dhe mos të mbahen të ngarkuar me punë por të kemi ambasadorë në secilin shtet.

“Kosova si shtet ka numër të konsiderueshëm të misioneve diplomatike. Konsideroj që pjesa që duhet të fokusohet është që këto misione diplomatike të jenë më funksionale, të punojnë me kapacitet të plotë dhe mos të mbahen të ngarkuar me punë por të kemi ambasadorë në secilin shtet. Të punësohen departamentet që kanë të bëjnë me diplomacinë publike, që nënkupton të kemi gjithmonë atashe ekonomik, kulturor etj, në mënyrë që të përfitojmë maksimumin ta afirmuar shtetin e Kosovës në ato vende”, tha ai.

Profesori Gashi thotë se partizimi i ambasadoreve nuk do duhej të ndodhë. Ai tha se duhet të respektohet Ligji për Shërbimin e Jashtëm për ndarjen e ambasadoreve në ata politik dhe të karrierës.

“Partizimi i ambasasadorëve nuk do duhej të ndodhë. Nuk kam informacione të sakta se sa është I përhapur ky fenomen. Në çdo vend të botës është i ndarë me Ligjin për Shërbimin e jashtëm, është i ndarë përqindja e ambasadorë politik dhe të karrierës edhe me ligjin tonë është i rregulluar ky raport dhe uroj që të respektohet Ligji”, tha Gashi. /FrontOnline/