Sa e vështirë do të jetë përballja e sotme e Shqipërisë? Zbulohet formacioni i Spanjës, mungojnë këto futbollistë

Spanja dhe Shqipëria do të përballen mbrëmjen e sotme në ndeshjen e tretë për grupet në Euro 2024. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë për të cilët vlejnë vetëm 3 pikët. Siç shkruan AS, trajneri Luis de la Fuente ka përgatitur një rotacion pothuajse të plotë në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet... The post Sa e vështirë do të jetë përballja e sotme e Shqipërisë? Zbulohet formacioni i Spanjës, mungojnë këto futbollistë appeared first on AfterParty.

Sa e vështirë do të jetë përballja e sotme e Shqipërisë? Zbulohet formacioni i Spanjës, mungojnë këto futbollistë

Spanja dhe Shqipëria do të përballen mbrëmjen e sotme në ndeshjen e tretë për grupet në Euro 2024.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë për të cilët vlejnë vetëm 3 pikët.

Siç shkruan AS, trajneri Luis de la Fuente ka përgatitur një rotacion pothuajse të plotë në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet në Dyseldorf. Nga formacioni i publikuar, duket se Spanjës do t’i mungojnë shumë lojtarë.

“Qëllimi është që përveç Rodrigos të pezulluar për shkak kartonash dhe atyre të paralajmëruar, Le Normand e Cavajal, e gjithë pjesa tjetër të kenë minuta në këmbë”, shkruan spanjollja.
Për të pushuar janë parashikuar Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Cucurella, Fabian Ruiz, Lamine Yamal, Nico Williams, Pedri dhe Morata.

Dhe kështu 11-shja startuese pritet të jetë kështu me David Raya në portë, në mbrojtje Navas në të djathtë, Vivan e Laporte në qendër dhe Grimaldo në të majtë. Në mesfushë pritet të luajë Zubimendi dhe Merino. Në sulm do të ketë minuta për Oyarzabal në të djathtë, Ferran Torres në të majtë, Olmo pas sulmuesit qendror dhe Joselu-të në qendër të ofensivës.

De la Fuente planifikon t’i japë minuta edhe Baena-s dhe Fermin në pjesën e dytë.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për skuadrën e Shqipërisë, megjithatë duke ditur kualitetet e Spanjës mbetet një ndeshje shumë e vështirë.

The post Sa e vështirë do të jetë përballja e sotme e Shqipërisë? Zbulohet formacioni i Spanjës, mungojnë këto futbollistë appeared first on AfterParty.