Serbët në veri sot protestojnë për “gjendjen e rëndë në Kosovë”

Serbët në veri të Kosovës pritet të mblidhen sot në një protestë që pritet të jetë paqësore. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se arsyeja e protestës, sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”. Elshani tha se protesta pritet të nisë nga […]

Serbët në veri sot protestojnë për “gjendjen e rëndë në Kosovë”
serbet-ne-veri-sot-protestojne-per-“gjendjen-e-rende-ne-kosove”

serbet-ne-veri-sot-protestojne-per-“gjendjen-e-rende-ne-kosove”

Serbët në veri të Kosovës pritet të mblidhen sot në një protestë që pritet të jetë paqësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se arsyeja e protestës, sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.

Elshani tha se protesta pritet të nisë nga ora 11:00, në sheshin “Car Lazar”, teksa shtoi se do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve për mirëmbajtjen e sigurisë.

“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, tha Elshani.

Ndërsa, siç shkruan “Tanjug”, serbët e Kosovës janë të shqetësuar për sigurinë e tyre pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit./Klankosova