Shqipëria, në listën e pushimeve të turistëve italianë

A ia vlejnë ende pushimet në Shqipëri? Me këtë pyetje e nis artikullin e saj Elena Barassi në revistën italiane “GQ Italia”, të cilës i përgjigjet menjëherë me një “Po”. Elena Barassi shkruan se xhevahiri i vogël i Ballkanit vazhdon të konfirmojë aftësinë e tij për të befasuar dhe mahnitur sërish turistët, raporton Klan. Shumë pranë […]

Shqipëria, në listën e pushimeve të turistëve italianë

A ia vlejnë ende pushimet në Shqipëri? Me këtë pyetje e nis artikullin e saj Elena Barassi në revistën italiane “GQ Italia”, të cilës i përgjigjet menjëherë me një “Po”. Elena Barassi shkruan se xhevahiri i vogël i Ballkanit vazhdon të konfirmojë aftësinë e tij për të befasuar dhe mahnitur sërish turistët, raporton Klan.

Shumë pranë Italisë, qiellore dhe gjithashtu ekonomike, Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve falë bregdetit të saj, e karakterizuar nga plazhe të bardha, limane të egër dhe ujëra të pastra kristal.

Shqipëria ofron peizazhe mahnitëse në thellësi të Bjeshkëve të Namuna, një park kombëtar ideal për ekskursione dhe shëtitje me biçikletë, por i njohur edhe për besën shqiptare, një kod nderi që përkthehet – mikpritje, ndershmëri, besnikëri dhe besim.

Më tej, në artikull renditen vendet që nuk duhen humbur në Tokën e Shqiponjave.

Dhërmiu, përshkruhet si ndalesa e parë që duhet bërë nga të gjithë pushuesit, një fshat përrallor me shtëpi të bardha dhe kisha me kupola blu. I rrethuar nga peizazhi i thyer malor dhe një portë hyrëse në Parkun Kombëtar të Llogorasë dhe peizazhet e egra të Gadishullit të Karaburunit, i njohur për shpellat detare dhe limanet e fshehura të arritshme vetëm me varkë ose udhëtime të gjata nëpër male, Dhërmiu, vetëm 15 kilometra në veri të Himarës, është bërë i njohur ndërkombëtarisht falë “Kala Festival”, një ngjarje e njohur ndërkombëtarisht që ndërthur muzikën vendase, techno dhe elektronikë.

Në plazhin e Palasës, i cili po shndërrohet me shpejtësi në një nga plazhet më ekskluzive në Shqipëri, ndodhen baret e plazhit më të mira për të dashuruarit që kërkojnë privatësi.

Plazhi i Gjipesë, i fshehur mes tokave të thyera të mbuluara me shkurre mesdhetare, në gjysmë të rrugës midis Dhërmiut dhe fshatit Vuno mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë.

Saranda ofron një ndërthurje perfekte të hapësirave të rërës së bardhë apo shkëmbinjve gëlqerorë si plazhi i Qiellit, Plazhi i Manastirit dhe Plazhi i Pulëbardhës, baret e plazhit dhe klubet e natës e bëjnë atë vendin e përsosur për pushime plot argëtim.

Përveç jetës së natës këtu, ju mund të zbuloni perla autentike kulturore si Kalaja e Lëkurësit – nga e cila gjithashtu mund të shijoni një pamje të mrekullueshme të qytetit, sitin arkeologjik të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku mbetjet e qytetit antik grek janë zhytur në një pyll në bregun e një liqeni brenda një Parku Kombëtar 29 hektarësh dhe në fund mbetjet e sinagogës së lashtë çifute (e cila daton në shekullin e V).

Brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, Ksamili mbetet një ëndërr, ose më mirë Parajsa e Rivierës Shqiptare, e cila ka një shtrirje bregdetare që vështron bregun e Jonit në anën ballkanike dhe që është padyshim spektakolar.

Gjashtë milje nga Greqia ose më mirë nga Korfuzi që ndodhet pikërisht përballë tij, ju mund të zbuloni bukurinë e tre ishujve idilik, të arritshëm me not ose me varkë, të mbuluar nga bimësia mesdhetare dhe një rrip i vogël rëre të bardhë e që krijon një imazh të pabesueshëm ujor, ku madje do të ndiheni sikur jeni në Karaibe ose në Maldive.

Vëmendjen e tërheq padyshim Vlora, për të cilën në revistën italiane thuhet se ndodhet në pikën ku deti Adriatik i hap rrugën detit Jon, por xhevahiri i vërtetë këtu është Gadishulli i Karaburunit, një zonë ish-ushtarake, tashmë e hapur për turizmin, një park natyror i mbrojtur.

Eden i vogël i Shqipërisë është plazhi i Gjipesë, i fshehur mes shkëmbinjve të lartë të një kanioni. Vështirë për t’u arritur, pa dyshim, por sapo të mbërrini do të kuptoni se kjo është një strehë e vërtetë paqeje.

Dhërmiu, Himara dhe Borshi renditen ndër zonat piktoreske të Rivierës shqiptare nga revista italiane, e cila përshkruan me detaje të gjitha këto bukuri.