Sulm i armatosur në Brindisi/ U vihet flaka makinave në autostradë

Një sulm i armatosur tronditi këtë mëngjes zonën e Brindisit në Itali. Një grup kriminelësh sulmuan një makinë të blinduar, duke shkaktuar zjarr në dy makina të tjera. Situata u tensionua pas të shtënave me armë, duke krijuar panik tek të pranishmit dhe duke bllokuar plotësisht qarkullimin. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të [...]Read More...

Sulm i armatosur në Brindisi/ U vihet flaka makinave në autostradë

Një sulm i armatosur tronditi këtë mëngjes zonën e Brindisit në Itali. Një grup kriminelësh sulmuan një makinë të blinduar, duke shkaktuar zjarr në dy makina të tjera.

Situata u tensionua pas të shtënave me armë, duke krijuar panik tek të pranishmit dhe duke bllokuar plotësisht qarkullimin.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur një mjeti i blinduar ka qënë në lëvizje.

#intanto Brindisi, assalto armato a portavalori sulla statale 613: fiamme dal veicolo e sparatoria in strada https://t.co/kwrRlMajWw

— La7 (@La7tv) July 4, 2024

Autorët me pas kanë detyruar mjetin të ndalojë duke përdorur teknikën paraushtarake dhe pasi kanë bllokuar rrugën i kanë vënë flakën dy makinave për të krijuar pengesë dhe për të lehtësuar sulmin.

Për pasojë, u krijua trafik i rënduar, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policët dhe zjarrfikësit. Fatmirësisht asnjë nuk mbeti i lënduar.

/abcnewsa.l