Thomas Strakosha bëhet hit në Instagram dhe të gjithë e kuptojmë se pse…

Thomas Strakosha ishte më i miri tek Shqipëria në barazimin 2-2 me Kroacinë në përballjen e sotme në Kampionatin Evropian. Por, portieri i kombëtares së Shqipërisë, nuk është yll vetëm në fushë por edhe në rrjetet sociale. Kështu së paku pretendon mediumi më i madh kroat, Index.hr i cili shkroi se Strakosha është bërë hit... The post Thomas Strakosha bëhet hit në Instagram dhe të gjithë e kuptojmë se pse… appeared first on AfterParty.

Thomas Strakosha bëhet hit në Instagram dhe të gjithë e kuptojmë se pse…

Thomas Strakosha ishte më i miri tek Shqipëria në barazimin 2-2 me Kroacinë në përballjen e sotme në Kampionatin Evropian.

Por, portieri i kombëtares së Shqipërisë, nuk është yll vetëm në fushë por edhe në rrjetet sociale.

Kështu së paku pretendon mediumi më i madh kroat, Index.hr i cili shkroi se Strakosha është bërë hit në rrjet duke rrëmbyer zemrat e të gjithëve me imazhet që publikon në Instagram.

Strakosha, 29-vjeçar, është i përkushtuar ndaj familjes dhe publikon shpesh foto ku shfaqet me prindërit e tij dhe vëllain.

Ai ka lindur në Greqi dhe babai i tij ishte gjithashtu një futbollist, shkruan mediumi kroat.

Thomas aktualisht luan për klubin anglez të futbollit Brentford dhe jashtë fushës i pëlqen të lexojë libra dhe të dëgjojë muzikë.

Këngëtari i tij i preferuar është Eminem dhe ka deklaruar se do të kishte qenë reper nëse nuk do të ishte bërë futbollist.

Strakosha, përveç se një talent dhe hero në fushë ka fituar vëmendjen e të gjithëve në internet duke rrëmbyer zemrat e të gjitha vajzave.

Futbollisti i pashëm e mban jetën private larg syve të publikut, ndaj nuk dihet nëse ka të dashur.

The post Thomas Strakosha bëhet hit në Instagram dhe të gjithë e kuptojmë se pse… appeared first on AfterParty.