U shkarkua nga vettingu, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyuer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili, e cila u  shkarkua nga detyra dy vite më parë nga vettingu. Trupi gjykues, i përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo ka rikthyer në detyrë këtë të hënë gjyqtaren e Vlorës Gentiana […] The post U shkarkua nga vettingu, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili appeared first on Newsbomb Albania.

U shkarkua nga vettingu, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyuer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili, e cila u  shkarkua nga detyra dy vite më parë nga vettingu.

Trupi gjykues, i përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo ka rikthyer në detyrë këtë të hënë gjyqtaren e Vlorës Gentiana Xhelili.

Xhelili u shkarkua më datë 24 prill të vitit 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për probleme me pasurinë dhe profesionalizmin.

Njoftimi i KPA

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 03.07.2023, në Tiranë.

The post U shkarkua nga vettingu, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili appeared first on Newsbomb Albania.