Vuçiq: Në takimin me Borrell thash se Kosova nuk e përmbushë marrëveshjen për Asociacionin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e sotëm me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka potencuar se Beogradi ka përkushtim të plotë për vazhdimin e procesit të dialogut. “Unë ritheksova përkushtimin dhe vullnetin tonë për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje për të normalizuar marrëdhëniet”. […]
![Vuçiq: Në takimin me Borrell thash se Kosova nuk e përmbushë marrëveshjen për Asociacionin](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657005-vuciq-ne-takimin-me-borrell-thash-se-kosova-nuk-e-permbushe-marreveshjen-per-asociacionin.jpg)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e sotëm me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka potencuar se Beogradi ka përkushtim të plotë për vazhdimin e procesit të dialogut.
“Unë ritheksova përkushtimin dhe vullnetin tonë për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje për të normalizuar marrëdhëniet”.
“Shtova se Prishtina nuk është në gjendje të përmbushë atë që ka nënshkruar 11-vjet më parë, që është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Pos Vuçiqit, takim me përfaqësuesit e BE-së sot pati edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Klan Kosova