Ahmeti takoi një pjesë të diasporës në Sidnej të Australisë

Në kuadër të vizitës së tij në Australi, Zëvendësministri Ahmeti, takoi diasporën tonë në Sidnej të Australisë, me të cilët pati bashkëbisedim të hapur. Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Australi, Zëvendësministri Ahmeti, i falënderoi mërgimtarët për mbështetjen e dhënë për Kosovën në etapat më kritike të saj si edhe […]

Ahmeti takoi një pjesë të diasporës në Sidnej të Australisë

Në kuadër të vizitës së tij në Australi, Zëvendësministri Ahmeti, takoi diasporën tonë në Sidnej të Australisë, me të cilët pati bashkëbisedim të hapur.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Australi, Zëvendësministri Ahmeti, i falënderoi mërgimtarët për mbështetjen e dhënë për Kosovën në etapat më kritike të saj si edhe sot, me bashkëpunimin e shumanshëm mes komunitetit dhe qytetarëve e bizneseve në Kosovë.

“Poashtu, u diskutua edhe për historikun dhe sfidat me të cilat është përballur komuniteti shqiptar në Australi dhe çështjet e sotme të cilat kërkojnë adresim nga institucionet e Kosovës. Në fund, zëvendësministri Ahmeti, bëri thirrje tek komuniteti për regjistrim dhe falenderoi të gjithë për pjesëmarrje”, njofton MPJD.