Botuesi: Jam i sigurt që Kadare ka lënë diçka të fundit, e drejta e botimit i takon familjes
Drejtuesi i shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri ishte i pranishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit sot, ku njerëzit bënë homazhe për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën nga një sulm në zemër. Hudhri u pyet nëse Kadare la pas ndonjë dorëshkrim të fundit. Pohoi se “mund të ketë”. “Nga vetë natyra e […]
![Botuesi: Jam i sigurt që Kadare ka lënë diçka të fundit, e drejta e botimit i takon familjes](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658596-botuesi-jam-i-sigurt-qe-kadare-ka-lene-dicka-te-fundit-e-drejta-e-botimit-i-takon-familjes.png)
Drejtuesi i shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri ishte i pranishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit sot, ku njerëzit bënë homazhe për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën nga një sulm në zemër.
Hudhri u pyet nëse Kadare la pas ndonjë dorëshkrim të fundit. Pohoi se “mund të ketë”.
“Nga vetë natyra e Kadaresë, ai nuk tregonte se çfarë ishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do të bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisur, por derisa s’ta ka sjellë, ai nuk ta tregonte se thoshte “jam supersticioz”, nuk e tregonte. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar dhe shpeshherë e kam pyetur në ditë të ndryshme, në momente të ndryshme, i qetë, i paqetë, duke pirë kafe, duke ecur se vërtet, a i ishte duke shkruar. ‘Po’, thoshte, ‘duke shkruar’, pastaj të nesërmen e përgënjeshtronte por ajo që unë mendoj se ai ka lënë ishte diçka që e ka nisur te kafe ‘Rostand’, një libër, është një kapitull që quhet “Mozaikale”. Aty janë ca tekste si bizhu, si xhevahire, të shkurtra, të kondensuara, brilante dhe ndoshta bëhet sepse mosha e tij, talenti i tij i madh bënë që të japë të tilla mrekullira por edhe zgjasin shumë se duan fuqi fizike. Jam i sigurt që këto i ka lënë se shpesh thoshte ‘po, një ngjarje te Juvenilja, një takim, një fytyrë gruaje’, diçka e tillë. Shpresojmë”, tha ai.
“Do t’i shohim të botuara?” u pyet Hudhri, duke u përgjigjur me një fjali: “Tani nga nesër e tutje zonja Kadare me dy bijat e kanë të drejtën”.