Dreshaj: Pensionistët të paguhen për djersen që kanë derdhur e jo nga 10 euro
Deputeti nga radhët e AAK-se, njëherit anëtar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Shemsedin Dreshaj ka folur për “Front Online” lidhur me sjelljen e Qeverisë karshi pensionistëve. Dreshaj ka deklaruar se kjo kategori duhet të paguhen denjësisht. ”Unë jam për pensionet kontributdhënëse bazuar në përqindjet e kontributit. Nuk jam as për 10 euro as për 100 euro me […]
![Dreshaj: Pensionistët të paguhen për djersen që kanë derdhur e jo nga 10 euro](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654195-dreshaj-pensionistet-te-paguhen-per-djersen-qe-kane-derdhur-e-jo-nga-10-euro.png)
Deputeti nga radhët e AAK-se, njëherit anëtar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Shemsedin Dreshaj ka folur për “Front Online” lidhur me sjelljen e Qeverisë karshi pensionistëve.
Dreshaj ka deklaruar se kjo kategori duhet të paguhen denjësisht.
”Unë jam për pensionet kontributdhënëse bazuar në përqindjet e kontributit. Nuk jam as për 10 euro as për 100 euro me u rritë, por sa kanë derdhë ndjerës”.
Deputeti Dreshaj thotë se pensionistët nuk e meritojnë rritjen në formë lëmoshe.
“Qeveria duhet me e zgjidhë çështjen e pensionistëve kontributdhënës dhe jo kontributdhënës. Bazuar në skemën e inflacionit dhe devalvimit të euros, duhet të kemi rritje progresive të tyre e jo rritje në formë të lëmoshës”.