Edi Rama: Tre policët nuk kanë bërë asnjë krim, mbajtja e tyre duhet të mbarojë sot

Rama: 3 policët nuk kanë bërë asnjë krim, mbajtja e tyre duhet të mbarojë sot Kryeministri Edi Rama tha se rrëmbimi i tre policëve nga forcat serbe dhe mbajtja deri më sot është i pajustifikueshëm. Ai u shpreh se ata nuk kanë kryer asnjë krim dhe se duhet të kthehen tek familjet e tyre. “Qysh […]

Edi Rama: Tre policët nuk kanë bërë asnjë krim, mbajtja e tyre duhet të mbarojë sot

Rama: 3 policët nuk kanë bërë asnjë krim, mbajtja e tyre duhet të mbarojë sot

Kryeministri Edi Rama tha se rrëmbimi i tre policëve nga forcat serbe dhe mbajtja deri më sot është i pajustifikueshëm. Ai u shpreh se ata nuk kanë kryer asnjë krim dhe se duhet të kthehen tek familjet e tyre.

“Qysh nga sekonda e parë e daljes së lajmit jemi angazhuar me të gjitha kanalet e mundshme për lirimin e një ore me parë për tre punonjësit e policisë. Debati mbi shkeljen apo mosshkeljen e të cilëve është i rëndësishëm në nivelin politik dhe në nivelin e marrëdhënieve ndërshtetërore, por nuk ka asnjë rëndësi për tre burra që janë sot larg shtëpisë së tyre dhe që duhet të kthehen menjëherë.

Pastaj debati, ishin këtej apo andej dhe konkluzionet përkatëse për të mund të vazhdojnë. Ajo që është me rëndësi është që ata nuk mund të mbahen për shkelje kufiri në Serbi, duhet të kthehen në shtëpitë e tyre se nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe sikur ta presupozojmë që janë kapur disa qindra metra në anën tjetër apo qindra metra në këtë anë njëra palë thotë kështu, tjetra palë thotë ashtu, pala tjetër thotë edhe kështu edhe ashtu. Nuk ka asnjë vlerë kjo në raport me ata. Shkelje kufiri do të thotë kthehu mbrapa. Kaq. Mbajtja e tyre është e pajustifikueshme nëse vazhdon përtej ditës së sotme. Është e pajustifikueshme që në fillim, por po them që duhet të mbarojë”, tha Rama.