Erërat e forta dëmtuan rrjetin elektroenergjetik në pesë komuna
Shiu dhe erërat e forta dëmtuan rrjetin elektroenergjetik në pesë komuna. Për shkak të motit të lig që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit. KEDS ka njoftuar se si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të […]
![Erërat e forta dëmtuan rrjetin elektroenergjetik në pesë komuna](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2021/05/shiu.jpg)
Shiu dhe erërat e forta dëmtuan rrjetin elektroenergjetik në pesë komuna.
Për shkak të motit të lig që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.
KEDS ka njoftuar se si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.