Identifikohet viktimat e aksidentit në Galiçicë, një ditë më parë i biri i raportoi si të zhdukur!

QKM Rajonale-Ohër dje ka njoftuar për një automjet që ka rënë në një përroskë në rrugën për në Galiçicë, në të cilin paragllajdistët kanë tentuar për ti gjetur dy persona The post Identifikohet viktimat e aksidentit në Galiçicë, një ditë më parë i biri i raportoi si të zhdukur! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Identifikohet viktimat e aksidentit në Galiçicë, një ditë më parë i biri i raportoi si të zhdukur!

QKM Rajonale-Ohër dje ka njoftuar për një automjet që ka rënë në një përroskë në rrugën për në Galiçicë, në të cilin paragllajdistët kanë tentuar për ti gjetur dy persona të vdekur. Sot SPB Ohër njofton se dy personat e vdekur të gjetur në afërsi të rrugës Ohër-Oteshevë janë bashkëshortë nga Resnja, transmeton Almakos

– Me datë 17.06.2024 rreth orës 13.00 në një përroskë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, zyrtarët policorë me ndihmën e paragllajdistëve kanë konstatuar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Resnjës dhe në afërsi të saj janë gjetur dy persona të vdekur. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar se personat janë M.H (59) dhe M.H (56), për të cilët djali i tyre ka raportuar më datë 16.06.2024 është larguar nga shtëpia me automjet. Është kryer këqyrja dhe me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dhënë për obduksion, bëjnë të ditur nga SPB Ohër.

The post Identifikohet viktimat e aksidentit në Galiçicë, një ditë më parë i biri i raportoi si të zhdukur! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .