Konfirmohet vrasja e një personi në rrugën C në Prishtinë

Policia e konfirmon vrasjen e një personi në rrugën C në Prishtinë. Policia e ka konfirmuar se në rrugën C sot është vrarë një person, rreth orës 20:00. Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se është raportuar edhe për gjuajtje me armë zjarri. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga […]

Konfirmohet vrasja e një personi në rrugën C në Prishtinë

Policia e konfirmon vrasjen e një personi në rrugën C në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar se në rrugën C sot është vrarë një person, rreth orës 20:00.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se është raportuar edhe për gjuajtje me armë zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci.