Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë verë Kosova i pret bashkatdhetarët krahë hapur e me zemrën plot. Ai ka njoftuar se bashkatdhetarët që vijnë me automjete, nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, transmeton Front Online. Postimi i Kurtit: Të dashur […]
![Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657594-kurti-bashkatdhetaret-nga-e-hena-mund-te-marrin-falas-policen-e-sigurimit-me-vlefshmeri-nje-muaj.png)
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë verë Kosova i pret bashkatdhetarët krahë hapur e me zemrën plot.
Ai ka njoftuar se bashkatdhetarët që vijnë me automjete, nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, transmeton Front Online.
Postimi i Kurtit:
Të dashur bashkatdhetarë,
Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot.
Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
Mirë se vini në vendlindje!
Pushime të këndshme!