Kuvendi sot mban seancë, në rend dite 32 pika
Kuvendi i Kosovës sot me fillim do ta mbajë seancën e radhës plenare. Sipas agjendës, deputetët do t’i trajtojnë 32 pika, në mesin e tyre edhe votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar. Gjithashtu parashihet të ketë edhe votime të tjera si: votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; votimi […]
![Kuvendi sot mban seancë, në rend dite 32 pika](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657066-kuvendi-sot-mban-seance-ne-rend-dite-32-pika.jpg)
Kuvendi i Kosovës sot me fillim do ta mbajë seancën e radhës plenare.
Sipas agjendës, deputetët do t’i trajtojnë 32 pika, në mesin e tyre edhe votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar.
Gjithashtu parashihet të ketë edhe votime të tjera si: votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”; votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të DASH-it, Projekt-Deklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në.
Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 10:00.